Qysh në vitin e parë të pandemisë

November 4, 2022

Qysh në vitin e parë të pandemisë e dinim që ne, mësuesit, nxënësit, prindërit, nuk jemi gati për këtë. Mungesa e trajnimit për mësuesit në TIK, mungesa e pajisjeve në shtëpi, prindër në panik që nuk dinë të ndihmojnë fëmijët e tyre – ky ishte realiteti.

Askush nuk mund ta imagjinonte se do të gjendeshim në një situatë të tillë, e megjithatë e bëmë. L.E.A.R.N. Institute ishte vërtet i shqetësuar për situatën dhe vendosi të bënte diçka për të shmangur situata të tilla në të ardhmen. Pikërisht atëherë lindi ideja e projektit DREAM. “Distance and Remote Education to Acheve More” është një projekt i cili do të na lejojë të zhvillojmë një faqe interneti me burime të dobishme për të gjithë: mësuesit, prindërit, nxënësit dhe komunat.

Aty do të mund të gjeni video mësimore të gatshme për t’u përdorur, video udhëzuese për mësuesit mbi mjetet e TIK të dobishme për mësimdhënien online, udhëzime për prindërit se si t’i ndihmojnë fëmijët e tyre dhe udhëzime për bashkitë për krijimin e një hapësire të veçantë publike ku ata që nuk kanë pajisjet e nevojshme, mund të bëhen pjesë e mësimin në distancë.

Ju ftojmë të ndiqni zhvillimin e faqes sonë të internetit duke ndjekur llogarinë tonë të mediave sociale:
Facebook

Coordination

Partners

© 2023 Dream. All rights reserved.