Pandemia na gjeti të gjithëve të papërgatitur, pa asnjë plan, zgjedhje, zgjidhje

March 6, 2023

Arsimi u ndikua negativisht prej tij. Megjithatë, të gjithë ne u përpoqëm të bënim më të mirën për ta përballuar atë në mënyrë efektive. Mësuesit bënë përpjekje për të organizuar orët e tyre dhe për të vazhduar procesin mësimor online në forma të ndryshme. Institucionet arsimore dhe organet qendrore u përpoqën që procesi të vazhdonte dhe të mos ndërpritej plotësisht. Prindërit i ndihmuan fëmijët e tyre në shtëpi me procesin e të mësuarit dhe detyrat e shtëpisë.

Në ditët e sotme, në situata të ngjashme ose emergjente, të gjithë duhet të kemi një plan për t’iu përgjigjur pyetjeve:

– Çfarë duhet të bëjnë institucionet arsimore?

– Çfarë duhet të bëjnë institucionet publike?

– Çfarë duhet të bëjnë mësuesit?

– Cilat janë disa mjete teknologjike që mund të përdoren?

– Cilat strategji dhe udhëzime do të ishin efektive?

– Si mund t’i ndihmojmë nxënësit?

– Si mund t’i ndihmojmë fëmijët të mësojnë në shtëpi?

Projekti Distance & Remote Education to Achieve More (DREAM) ju ndihmon t’u përgjigjeni këtyre pyetjeve.

Një platformë off/online në të cilën do të mund të gjeni 120 plane mësimore dhe video mësimore të krijuara nga 72 mësues nga të gjitha vendet partnere të trajnuar për kompetencat dhe mjetet dixhitale, të disponueshme në: anglisht, frëngjisht, italisht, shqip, turqisht, maqedonisht, polonisht dhe portugalisht, është krijuar. Këto materiale mund të përdoren nga mësuesit për të organizuar klasat e tyre online gjatë situatave të ngjashme si pandemia. Videot dhe planet mësimore mbulojnë të gjitha lëndët dhe mund të përdoren nga mësuesit për të gjetur ide dhe frymëzim për të krijuar videot e tyre dhe për të shpjeguar koncepte të reja për nxënësit e shkollave fillore. Ato mund të përdoren nga prindërit edhe në shtëpi. Video udhëzuese që janë të disponueshme në platformë në mjete të ndryshme dixhitale si: ANIMAKER, BOOK CREATOR, CANVA, EDPUZZLE, GENIALLY, dhe KAHOOT do të mund t’i gjeni gjithashtu në platformë.

Projekti DREAM ka marrë në konsideratë jo vetëm tre aktorët kryesorë në arsim, trekëndëshin mësues-nxënës-prindër, por edhe organet publike si dhe pushtetin vendor. Në platformë do të gjeni artikuj me rekomandime sesi bashkitë mund të ndihmojnë në përmirësimin e procesit mësimor veçanërisht për studentët që jetojnë në zona të thella rurale dhe krijimin e hapësirave të dedikuara për të gjithë nxënësit.

Gjithashtu do t’ju ofrohet informacion se si të rrisni njohuritë dhe ndërgjegjësimin e mësuesve, prindërve dhe pushtetit vendor mbi rëndësinë e aspekteve sociale dhe psikologjike të mësimit në distancë dhe reduktimin e braktisjes së hershme të shkollës.Ju mund të ndiqni publikimet e faqes sonë të internetit www.dreamdream.eu për më shumë informacion dhe udhëzime se si të lehtësoni procesin e të mësuarit në të gjitha gjuhët e sipërpërmendura.

Coordination

Partners

© 2023 Dream. All rights reserved.