Sfidat e zgjedhjes së mjetit të duhur dixhital për qëllime arsimore

April 15, 2023

Një nga qëllimet e projektit DREAM është të ndihmojë mësuesit të përballen me disa sfida të shkaktuara nga ndryshimet në mjediset e mësimdhënies dhe të nxënit që ndodhi gjatë pandemisë COVID-19 me shëndrrimin e klasave fizike në klasa online. Tani që pandemia ka përfunduar, përdorimi i mjeteve dixhitale në klasë nuk ka më kthim pas. Nxënësit po rriten në një epokë teknologjike dhe mësuesit duhet të flasin “gjuhën” e tyre përmes përdorimit të teknologjive të TI-së në mënyrë që t’i angazhojnë ata në procesin e të mësuarit dhe këto mjete mund të jenë një mënyrë e shkëlqyer për të motivuar nxënësit dhe për të nxitur autonominë e tyre. Por studentët lodhen duke përdorur të njëjtat lojëra ose platforma pas një kohe e për rrjedhojë shumëllojshmëria është e domosdoshme, edhe pse kjo mund të jetë një sfidë e madhe për mësuesit që luftojnë për të gjetur mjetet e duhura për nxënësit e tyre.

Mësuesit duhet të bëjnë kërkime në internet dhe të kuptojnë se si funksionojnë mjetet digjitale, të bëhen të aftë në përdorimin e tyre dhe të përgatisin përmbajtjen e cila kërkon shumë kohë, veçanërisht për shkak të shumëllojshmërisë së madhe të burimeve dhe shpejtësisë me të cilën ato krijohen nga krijuesit.

Një strategji e mirë mund të jetë krijimi i disa kategorive për mjetet dixhitale sipas llojit të punës që do të zhvillohet, për shembull: video, prezantime, vlerësime, si të organizoojnë mësimin dhe sa herë që mësuesit zbulojnë një mjet të ri, ata mund ta shtojnë atë në listen e tyre duke ruajtur kështu gjurmët e asaj që kanë në dispozicion.

Nëse mendojmë për vlerësimin, i cili është gjithmonë një temë delikate për nxënësit, prindërit dhe mësuesit, ka një sërë mjetesh që mund të përdoren për qëllime vlerësimi dhe që e bëjnë procesin më argëtues dhe më pak stresues për nxënësit. Ato mund të përdoren në klasë ose në shtëpi, me mësuesin ose prindërit ose në mënyrë autonome nga nxënësit, për momente vlerësimi formale ose thjesht për kontroll progresi, ose si vlerësim i maskuar si konkurs me pjesëmarrjen e gjithë klasës.

Siç u përmend, numri masiv i mjeteve dixhitale për qëllime edukimi të disponueshme në ditët e sotme mund të jetë problem për mësuesit për faktin se procesi i identifikimit të burimeve, të mësuarit se si ato funksionojnë dhe përgatitja e përmbajtjes për t’I përdorur është një proces që kërkon shumë kohë dhe se kjo është arsyeja pse projekti ynë zhvilloi një grup videosh udhëzuese kushtuar Animaker, Book Creator, Canva, Ed Puzzle, Genially dhe Kahoot që synojnë të ndihmojnë mësuesit të kapërcejnë pengesat fillestare.

Këto janë vetëm disa shembuj të burimeve të shumta dixhitale që janë në dispozicion në ditët e sotme dhe që mund të jenë shumë të dobishme për t’i bërë orët mësimore më dinamike, nxënësit më të angazhuar në aktivitete dhe që mund të kontribuojnë në mjedise të balancuara mirë të mësimdhënies dhe të të nxënit. 

Coordination

Partners

© 2023 Dream. All rights reserved.